U Tha Se Janë Ndarë/ Elvana Gjata Me Këtë Detaj Sapo Na Tregoi Që Vazhdon E Lumtur Lidhjen E Saj Të Dashurisë

Rikthimi i Elvana Gjatës po pritej prej muajsh me një kureshtje të madhe nga publiku i gjerë.

Pas ngjarjes në zonën e ish-Bllokut ku i përfshirë ishte dhe i fejuari i këngëtares Ervin Mata, ajo u largua nga skena dhe muzika.

Koncerti i pavarësisë së Kosovës e riktheu Gjatën dhe i hapi rrugën për hitet e tjera e tashmë ajo ka nisur koncertet muzikore në qytete të ndryshme të Europës, por syrit të fansave nuk u ka shpëtuar fakti që këngëtarja s’mbante unazën në gisht.

Bëhet fjalë për unazën që ajo ka marrë para një koncerti në Prishtinë ku u tha se është dhe unaza e fejesës.

Por është vetë Elvana ajo që i ka mohuar zërat se lidhja e saj mund të ketë pësuar ndonjë krizë, pasi ka publikuar në ‘Instastory’ një selfie, ku shfaqet me syze dhe kapele.

Por ajo çfarë bie më shumë në sy është unaza e këngëtares me gur diamanti, që është e njëjtë me atë që i ka dhuruar partneri i saj. Ky mund të jetë dhe një konfirmim nga ana e këngëtares, që ata janë ende bashkë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...