Kënga e re e Encës në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin po bën namin dhe brenda pak orëve ka arritur mijëra shikime në Youtube duke shënuar suksesin e rradhës për artisten. Përveç këngës shumë ritmike e që pritet të kthehet në hit, u komentua shumë edhe pamja e Encës në klip.

Në një prej skenave të videoklipit këngëtarja shfaqet e rrethuar me djem në një shtrat. Mirëpo pikërisht te kjo skenë, kamera e ka filmuar Encën në një kënd që ja nxjerr të gjitha fushë në shumë pak sekonda. Përpos këtij momenti Enca i ka lënë të gjithë gojëhapur edhe me veshjen e kuqe ku përtej i duken të brendshmet.