Orinda Huta Zbulon Pakënaqësinë E Vetme Që Mami I Turit Ka Ndaj Saj

Historia e tyre e dashurisë nuk ka asgjë të përbashkët me përrallën klasike, ku ai dhe ajo dashurohen me shikim të parë dhe duan të kalojnë jetën bashkë. Në fakt është e krejt e kundërta, asokohe ata gëzonin kulmin e sukseseve të tyre në muzikë, por përtej një njohjeje sporadike në distancë, asgjë nuk i lidhte.

Megjithatë pas pak kohësh kuptuan se ishin bërë për njëri-tjetrin dhe pas gati 10 vitesh të lidhur me njëri-tjetrin, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në korrik të 2017-ës. Mbrëmjen e djeshme, ajo ishte e ftuar në ”Në kurthin e Piter Panit” ku foli gjerë e gjatë për fëmijërinë, njohjen me Turin, pasionin për muzikën edhe ekranin, por zbuloi edhe një detaj tejet interesant nga marrëdhënia me vjehrrën.

Siç e keni vënë re, Orinda është disa cm më e gjatë se Turi, por mesa duket ai nuk e ka edhe aq problem. Por kur bukuroshja e ”Jo vetëm modë” vesh taka, gjërat ndryshojnë.

Pyetjes n.q.s e ka problem se është më e gjatë, Orinda iu përgjigj: “Unë nuk e kam aspak problem”.

Madje as Turjani nuk e ka problem. Edhe pse ndonjëherë më thotë “po shkurtoji pak ato takat”.

Në fakt, e di kush e ka më shumë problem? Vjehrra! Sa herë që unë vesh taka, ajo më thotë “po ti shkurtoji pak ato takat”,- thotë ajo me të qeshur. Epo vjehrrat janë vjehrra, duan që djemtë e tyre të shkëlqejnë gjithmonë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...