Këngëtari, tashmë edhe moderator, Kastro Zizo ka deklaruar se është kërcënuar nga komuniteti LGBT, për të dalë hapur që është gay.

Në emisionin e tij “Late Night Show”, Zizo ndërsa mohon dyshimet e komunitetit se ai mund të jetë gay, këngëtari tha se atij i mungon diçka shumë e rëndësishme për të qenë i tillë.

“Miqtë e mi, nëse do të doja të isha gay do ishte i pari që do ta ndaja me ju me lumturinë më të madhe, për të të kërkuar dashurinë time të vërtetë, por nuk jam.

Kam pasur kërcënime nga komuniteti LGBT, që më thonë të dal hapur. Çfarë të dal hapur? Edhe po të doja, ta kërkoja thellë në veten time më mungon pjesa më e rëndësishme, të pasmet e mia dhe kur them të pasme e ka fjalën gjithmonë me eksportet dhe output mendon që unë kam kundrejt këtij komuniteti.”, është shprehur këngëtari.