SHKODËR, PD NGRE SHTABET, NOKA: FUSHATË DHE PROTESTË

Partia Demokratike ka nisur punën për ngritjen e shtabeve elektorale për zgjedhjet vendore. Pavarësisht se opozita është në rrugë duke protestuar dhe këmbëngulur se në 30 qershor s’do të ketë zgjedhje, dega e PD Shkodër në një mbledhje kryesie një nga pikat e rendit të ditës kishte ngritjen e shtabeve elektorale për zgjedhjet vendore.

Një gjë të tillë e pranon edhe i koordinatori i PD Flamur Noka i cili thotë se opozita është edhe në protestë edhe në fushatë.

Protesta e 25 majit që do të ketë opozita e bashkuar në Tiranë tha Noka do të rrëzojë përfundimisht qeverinë e Edi Ramës ndërsa nuk kurseu akuzat duke e quajtur një qeveri moniste apo duke e përafruar me modelin e Erdogan apo Putin.

Noka shprehet se PD është vendosur që me 30 qershor s’do ketë zgjedhje dhe se kryeministri Rama do të largohet për t’i lënë vendin qeverisë tranzitore.

Partia Demokratike në Shkodër shtabet elektorale i ka të gatshme ndërsa kërkohet që të rishikohen edhe njëherë për të qenë të përgatitur kurdo që të mbahen zgjedhjet vendore ndërsa mbetet për t’u parë nëse ngritja e shtabeve do vijojë edhe në rrethe të tjera.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...