Presidenti i SHBA Donald Trump do të ndërmarrë një plan të ri për emigracionin që synon që sistemi i migrimit të ligjshëm të bazohet më shumë në një zotësi në gjuhën angleze dhe në punësim si dhe të propozojë fundin e sistemit të përzgjedhjes së rastësishme.

“Zgjedhja e rastësishme e emigranteve është kundër vlerave amerikane dhe bllokon shumë emigrantë potencial të kualifikuar që kanë shumë për të ofruar në SHBA”, tha Trump.

Ligji i ri i emigracionit, produkt kryesisht i këshilltarëve të lartë Jared Kushner dhe Stephen Miller dhe ndihmësi ekonomik Kevin Hassett, është një përpjekje për të siguruar një kornizë për republikanët.

Propozimi i zotit Trump mban numrin e kartave të gjelbra dhe statusit të banorit të përhershëm në rreth 1.1 milionë në vit, por do të ndryshojë mënyrën se si atë përcaktohen, duke u dhënë përparësi individëve me aftësi të veçanta dhe të arsimuar, me perspektiva punësimi apo investimesh, në vend të lidhjeve familjare me qytetarë amerikanë, ose nevojave humanitare.