“Ktheju mendjes”/ Ish-banorja e Big Brother mbron Jonida Maliqin pas gafës

Jonida Maliqi u bë “objekt tallës” në rrjetet sociale për shkak të një gafe gjatë intervistës në Eurosong.

Videot u shpërndanë menjëherë dhe reagimet ishin të shumta. Të shumtë ishin ata që e kritikuan madje dhe e ironizuan këngëtaren për mungesë në shprehje të gjuhë së anglishtes. Një ndër ta ishte dhe blogeri Olti Curri.

Jonida Maliqi u bë “objekt tallës” në rrjetet sociale për shkak të një gafe gjatë intervistës në Eurosong.

Videot u shpërndanë menjëherë dhe reagimet ishin të shumta. Të shumtë ishin ata që e kritikuan madje dhe e ironizuan këngëtaren për mungesë në shprehje të gjuhë së anglishtes. Një ndër ta ishte dhe blogeri Olti Curri.

Por ka dhe nga ata që e kanë mbrojtur këngëtaren duke dhënë një mesazh shumë domethënës. Njëra prej tyre ishte Neda Balluku e cili me anë të një shkrimi në “Gazetën Shqiptare” është shprehur se :

“Të këndojë është detyrë e Jonidës. Çdo gjë tjetër është detyrë e një stafi të munguar dhe e një ndihmësi apo ndihmësish të munguar, që duhet të përgatiste përfaqësuesen e vendit tonë për çdo mesazh që duhet të përcillte në intervista, për çdo fjalë thënë e fjali të artikuluar e kështu me radhë.

Kjo duhej të qe detyrë e Radio Televizionit Shqiptar. Jo detyrë e Jonidës. Gjërat duhen ndarë, quhet organizim. Ky institucion nuk duhej të lejonte kurrsesi që përfaqësueset tona artistike të mbanin në shpinë një përgjegjësi që nuk e kanë. Në asnje vend të botës moderne kjo nuk ndodh.”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

“Ne Jonidës nuk i bëmë dot asgjë. Asnjë fjalë ng.ac.m.u.e.se, asnjë meme dhe asnjë video për të shkaktuar hi.s.te.ri.të e ng.ër.dh.es.hj.eve nuk i bëjnë dot asgjë. T’i bënin, ajo nuk do të ishte sot aty ku është. Shqetësimi i madh është fakti që askush nuk merakoset, askush nuk foli, askush nuk reagoi të ndalonte një in.ci.de.nt të paralajmëruar.

Dhe dakort që s’dimë e s’mësojmë, por as nuk imitojmë. Ne vazhdojmë të kavërdisemi tek injoranca jonë pa u përpjekur ta kapërcejmë e të përqafojmë zhvillimin, por na mjafton të drejtojmë një gisht për t’i dhënë kuptim një faqeje instagrami dhe facebooku që kemi në pronësi.

Duke harruar, që tre gishtat e tjerë ja kemi drejtuar vetes. Vetes tonë – ne anglishtfolësve më të mirë të të gjitha kohërave!”, e përfundon ajo shkrimin e saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...