Aktori i humorit Marin Orhanasi ka vendosur që t’i bëjë një dedikim shumë romantik gruas së tij. Me anë të një postimi në Instagram aktori tregon se sa e rëndësishme është ajo për të. Pasi e quan “e bukura ime” dhe “karamele”, Marini ka një kërkesë për partneren e tij.

“Po ktheje mi içik kokën ktheje se vdiqaaaaaa. Ktheje se e ktheva lokalin mbrapsht. O e bukura ime ti që më rri me kokë mënjanë. Bën shumë mirë që shëtit, se fëmijët i kam unë që po të bëj foto.

Por ti nuk shëtit veç këtu, shëtit edhe në zemrën time, gjithë ditën gjatë gjithë kohës. Të lutem kujdes kur kalon tek aorta, se do na lesh në vend nga dashuria.

Të kam yllin tim o karamele. Dhe diçka të fundit; na bëj ndonjë gjë për darkë se mbetëm duke ngrënë sallatë si lepuj’, shkruan Marini në postimin e tij.”