“Shtet gangsterash”/ Manjani: Të merret seriozisht raporti i “Bild”, nuk e kontrolloj unë gazetën

Gazeta më e madhe gjermane “Bild” ka publikuar një shkrim me akuza të forta drejt qeverisë Rama dhe vetë kryeministrit.

I intervistuar për “Bild” lidhur me situatën politike në vend ishte edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

“Qeveria mbron mafian dhe lejon biznesin e tyre të drogës. Në këmbim, bandat dhe klanet blejnë vota për qeverinë”, tha Manjani për gazetën.

Manjani u paragjykua nga shumë media për qëndrimin që kishte mbajtur për artikullin e “Bild”.

Ai u jep një përgjigje për të gjithë duke u shprehur se nuk e kontroll ai gazetën gjermane. “Tre fjali të miat në atë mori fjalësh me përmbajtje të fortë politike të autorit të shkrimit nuk janë thelbi i atij shkrimi.”- shkruan Manjani.

Statusi i plotë:

Shumë interesant konkluzioni “i njëjtë” i recituar në kor nga media të qeverisë, për shkrimin e Peter Tiede në BILD dje. Ata thonë, se shkrimi bazohet në tre fjali të miat dhe të disa të tjerëve që nuk e duan qeverinë dhe se për këtë nuk ja vlen.

Ata gjithashtu se gazetat e huaja shkruajnë atë cfarë themi e shkruajmë ne këtu. Më vjen të qesh me këtë argumentim të mjerë.

Sipas kësaj logjike del se prestigjozen gjermane BILD e kontrolloj unë…

Hahahahahahahahahahha

Duhet të kesh hall të madh të prodhosh këto fjalë e ti shesësh si argument! Tre fjali të miat në atë mori fjalësh me përmbajtje të fortë politike të autorit të shkrimit nuk janë thelbi i atij shkrimi.

Mirë është të merret seriozisht ai raport sepse e bën një media që ka ngrënë shumë koka politike në Gjermani dhe më gjerë…

Së fundi, për t’i dhënë një përgjigje konklizionit se “mediat e huaja shkruajnë atë që shkruajmë e themi ne këtu”. Po mirë more shokë e shoqe, le ta marrim si të vërtetë këtë gjë, pyetja është, përse BILD nuk ju citon juve por mua?!

E pra ju shkruani e flisni shumë më shumë se unë…

Ndaj lexojeni mirë atë shkrim, kundërshtojeni po të doni, por mos e relativizoni me argumente qesharakë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...