Raportet me vëllanë kryeministrër/ Olsi Rama flet për jetën private: Me Edin nuk flasim për…

Këtë mëngjes në emisionin “Wake up’ i ftuar ka qenë Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama.

Por veç sportit ai është pyetur edhe për raportet që ka me vëllanë, kryeministrin e vendit Edi Rama.

Olsi ndër të tjera është shprehur se pavarësisht se është përfshirë shpesh herë në sulme politike, ka zgjedhur që të jetë indiferent ndaj atyre që thuhen në media për të, ndërsa ka shtuar se me Edin nuk flasin as për politikë dhe as për sport.

Ai ka thënë se janë shumë të përbashkëta, dhe se zgjedhin që një pjesë të kohës që kalojnë bashkë, të luajnë basketboll.

olsi

Pjesë nga intervista:

Ke qenë pjesë e akuzave për politikën shpeshherë, të ka ndihmuar apo të ka bërë më të fortë për të shkuar deri në fund e për të realizuar planet e tua?

Jam shumë indiferent në atë që thuhet në media, jam shumë i qetë në ndërgjegjen time, e di sesi sillem e çfarë bëj dhe këto janë disa gjëra që më anashkalojnë në punën time, dhe i kaloj me një autoironi dhe një buzëqeshje sepse nuk mund të lë të keqen që të futet brenda meje dhe të ndikojë në jetën time.

I kërkon ndonjëherë mendim, mbështetje apo ide kryeministrit në lidhje me projektet e tua, siç funksionon një familje?

Ne kemi një jetë bashkë, e njohim shumë mirë njëri-tjetrin. Kemi shumë gjëra të përbashkëta, por unë personalisht kam bërë një pakt dhe i kam thënë që, për kohën e limituar që ai ka, se është jashtëzakonisht shumë i zënë, nuk do ta shqetësoj as atë më problemet politike, dhe as ai mua për punën e sportit, edhe pse ai është tifoz vetë, por thotë se nuk e ndjek kampionatin shqiptar.

Kur ka qenë hera e fundit që keni parë një ndeshje bashkë të dy?

Në stadium nuk kam parë ndonjëherë ndeshje me të, kemi të përbashkët pasionin për Juventusin për Italinë… kemi lujt bashkë basketboll…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...