“Rama duhet të ndiqte shembullin e Gruevskit”/ Nard Ndoka leksion kryeministrit

“Rama duhet të ndiqte shembullin e Nikola Gruevskit, të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme dhe do të kishte fituar”.

Kështu u shpreh kryetari i PDK-së, Nard Ndoka nga studio e Top Channel, tek sa u pyet në lidhje me thirrjen e presidentit Ilir Meta, ndaj opozitës për reflektim.

“Opozita nuk ka për çfarë të reflektojë. Kjo është rruga që ne kemi zgjedhur, dhe jemi akoma më të vendosur për të vazhduar. Nuk ka asgjë për të rishikuar. Nuk ka nevojë as për thirrje dhe as për lutje.

Opozita i ka ndërmarrë hapat e veta, e kemi bojkotuar parlamentin. E kemi paralajmëruar djegien e mandatave me iden që të ketë reflektim.

Ky është një kryeministër që është mbyllur në guackën e tij. Një kryeministër që kishte informacion për djegien e mandateve dhe nuk bëri asgjë.

Ai në momentin që opozita paralajmëroi djegien e mandateve duhet të shpallte vetë zgjedhje të parakohshme dhe do t’i kish fituar zgjedhjet. E ka bërë Gruevski 3 herë dhe i ka fituar. Por ky ka humbur guximin politik për të marrë vendime të rëndësishme.”, shtoi më tej Ndoka

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...