Ja një listë e luleve tuaja me fat, bazuar në zodiakun kinez:

Miu, lindur në vitin 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008. Të lindurit në vitin e Miut janë inovatorë dhe të mençur, lulet e tyre me fat janë zambakët e ëmbël (të gjitha variantet) dhe vjollcat afrikane.

Lopa, lindur në: 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009.Të lindurit në vitin e Lopës, janë të zellshëm dhe të fortë. Lulja e tyre me fat është tulipani dhe lule trëndafili.

Tigri, lindur në: 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010. Tigrat janë trima, besnikë dhe të besueshëm kanë lulen e cinerarit e cila bën pjesë në familjen e lule deles. Fatsjellëse për ta është edhe anthuriumi i kuq.

Lepuri, lindur në: 1927, 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011. Për të lindurit e kësaj shenje lulet me fat janë zambakët dhe lule gjahtari.

Dragoi, lindur në: 1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012. Dinjitozë dhe të nderuar, të lindurit në vitin e Dragoit kanë zymbylat si lulet e tyre fatsjellëse, të gjithë llojet dhe ngjyrat.

Gjarpri, lindur në: 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013.Të zgjuar dhe me humor. Këto janë karakteristikat e të lindurve në vitin e Gjarpërit. Lulet fatsjellëse për gjarprin janë orkidetë dhe kaktusi.

Kali, lindur në: 1930, 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014. Të mbushur me energji dhe me zell, të lindurit në vitin e Kalit do të kenë fat me zambakët e bardhë dhe lulet e jaseminit.

Dhia, lindur në: 1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015. Këta individë të butë dhe të zellshëm, do të kenë më shumë fat, nëse mbajnë në shtëpinë e tyre karafila dhe lulet e trëndafilit.

Majmuni, lindur në: 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016. Krizantemat e buta dhe të këndshme kanë lidhje shumë të mirë me Majmunin inovativ dhe të shoqërueshëm. Ato ju sjellin fat nëse i kultivoni në oborret apo shtëpitë tuaja.

Gjeli, lindur në: 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017. Ngrini dhe ndriçoni tani! Gjelat e pavarur dhe të aftë do të tërheqin rreth vetes më tepër fat nëse në dyert e shtëpive të tyre do të vendosin gladiola.

Qeni, lindur në: 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006, 2018. Trëndafilat dhe gojë-ujku që janë aq të njohura, janë tepër fatsjellëse me personat përgjegjës dhe të guximshëm që lindin në vitin e qenit.

Derri, lindur në: 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019. E fundit por jo më pak e rëndësishme, për njerëzit me zemër të ndershme, siç janë të lindurit në vitin e Derrit, kultivimi apo mbajtja e lule borës (të gjitha ngjyrat), sjell fat dhe më shumë pasuri për ta.