Kreu i PDK-s Nard Ndoka, hedh poshtë çdo mundësi për një rikthim me Partinë e Socialiste.

Në studion Top Talk, Ndoka ka thënë se Rama nuk ka asnjë shanc me të.

“Rama, s ‘ka shance me mua. S’ bëj kompromise me politikanë të nivelit të dytë”, u shpreh Ndoka.

Duket se Ndoka ka mbetur i zhgënjyer nga shancet që i ka dhënë koalicioni me PS, në zgjedhjet e shkuara.

Kujtojmë se PDK e Nard Ndokës, ka qenë në një koalicion me PS e Edi Ramës, në zgjedhjet 8 Majit 2011 si edhe në zgjedhjet 21 Qershorit 2015./CNA.al