N J O F T I M

Njoftohen të gjithë qytetarët e Shkodrës se për arsye të ndërprerjes së energjisë elektrike, pas një defekti në nënstacionin elektrik“Shkodra 1”, të lajmëruar nga OST, ka patur dhe një stakim të pompave të Ujësjellësit për rreth 2 orë. Gjejmë rastin t’ iu kërkojmë ndjesë për ndërprerje e furnizimit me ujë në qytet.

• Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe administratorëve të pallateve, që të stakojnë pompat individuale për të mos i shkaktuar defekte.

• Me ardhjen e ujit, mbani rubinetin hapur për disa minuta për shpërlarjen e tubacioneve para përdorimit te ujit.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!