Turistët të frikësuar pas dhunës së opozitës? Ja mesazhi për Altinin e Mrizit të Zanave

Zjarr, shkatërrim dhe dhunë ndaj policëve dhe gazetarëve. Kjo panoramë nga protestat e opozitës në tre muajt e fundit dhe sidomos në mbrëmjen e së shtunës, dy net më parë ka frikësuar turistët e huaj që të vijnë në Shqipëri?

Altin Prenga i Mrizit të Zanave ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale një mesazh të një gazetareje gjermane, e cila pyet me shqetësim nëse mund të vijë në Shqipëri aktualisht, nisur nga situata politike që është krijuar nga opozita. “A mendoni se është e rrezikshme të udhëtoj tani në Shqipëri?” pyet gazetarja gjermane.

 

E ndërsa nuk zbulon identitetin e gazetares gjermane, Altin Prenga i Mrizit të Zanave shkruan se “Këtij populli ishte shumë kollaj me shku me i marrë hangarin e të korrave, tash kan fillu me i shkatërru edhe arat e mbjella!”. Përpos gjithë të tjerave është ekonomia shqiptare ajo që po e pëson më shumë nga protestat e dhunshme, pasi jemi në prag të sezonit dhe turistët janë të frikësuar duke nguruar që të vijnë për pushime në vendin tonë.

Mesazhi i publikuar nga Altin Prenga dhe statusi i tij per situaten e krijuar ne vend.
Nuk kanë munguar edhe dëshmi të tjera në komentet më poshtë, ku turistë nga ?Italia apo vende të tjera ngurrojnë dhe pyesin për situatën politikë në Shqipëri. Me të drejtë Altin Prenga indinjohet kur thotë se “këtij populli po i shkatërrojnë edhe arat e mbjella”. Qetësia, puna dhe normaliteti është një gjendja të cilën Shqipëria e ka fituar me sakrificë. Ardhja e turistëve në vitet e fundit ishte dëshmi e kthimit të vendit drejt punës dhe qetësisë. Eshtë varfëria që i tremb turistët që sjellin të ardhura në vend apo dhuna? Kjo është pyetja për çdo shqiptar të ndershëm dhe të mirë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...