Si mund të kesh më shumë ndjekës ne Instagram? Zbulojini më poshtë 3 hapat e suksesshme që të gjithë njerëzit po i provojnë.

Menaxho më mirë ndjekësit

Një pjesë e mirë e ndjekësve të Instagramit i ke pasur më parë edhe në Facebook apo jo? Ok, ka edhe këtu diҫka që duhet të bësh. Shko tek profili yt, kliko ‘settings’ dhe pastaj te “Follow People” kliko “Facebook Friends” për të parë se cilët nuk ke ndjekur akoma. Bëju ‘follow’ dhe me siguri edhe ata do të bëjnë të njëjtën gjë mbrapsht. Të njëjtën gjë bëj edhe duke kontrolluar ‘contacts’ në telefon për të gjithë ata që nuk i ke ndjekur akoma.

Bëhu një pëlqyes besnik

Kjo është një pikë shumë e rëndësishme – një fillim i mirë. Jo vetëm të pëlqesh fotot apo komentet e fotove që ke postuar në profilin tënd, por të ndash dashuri edhe me njerëzit që jo domosdoshmërish janë ndjekësit e tu. Po ashtu mund të pëlqesh edhe fotot apo postimet e miqve që nuk i njeh edhe aq mirë. Thjeshtë shiko dhe shumë shpejt, gjithҫka do të të kthehet mbrapsht.

Zgjidhi hashtag-ët me menҫuri

Në profilet sociale, është shumë e rëndësishme edhe zgjedhja e hashtag-ëve. Një zgjedhje e mirë e tyre përkthehet në më shumë pëlqime në mediat sociale dhe rrjedhimisht edhe më shumë ndjekës. Kështu, ndërsa zgjedh të përdorësh një hashtag, merr parasysh që të ketë një lloj “kodi”për të tërhequr fansa, sipas revistaclass. (#FF + Follow Friday, #LB = like back, #l4l = like for like), por edhe më populloret (#love, #instagood), të cilat përdoren më shumë në Instagram (do të shihen nga shumë njerëz që e përdorin Instagramin).