33 vjeç sot por Jozef Sermi duket se ka një jetë të tërë si trajner i suksesshëm

Sot mbush 33 vjeç por duket se ka një jetë të tërë si trajner. E kemi fjalën për Jozef Sermin, trajnerin e boksit të Vllaznisë

Ka lindur në Shkodër më 13 maj 1986 dhe angazhohet që në moshë të re me sportin e boksit, aty ku sukseset nuk do t’i mungojnë, fillimisht me grupmoshat dhe më pas edhe me të rriturit.

Me këta të fundit do të shpallet kampion i Shqipërisë në vitin 2004 në peshën 91 kg, pra vetëm 18 vjeç, çka tregon për një karrierë të nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

E përsërit këtë gjë edhe në vitin 2006 duke fituar titullin e dytë, por vetëm kaq. Një dëmtim serioz e detyron atë të lërë sportin por kurrsesi nuk mund të largohej nga boksi.

Nis menjëherë detyrën e trajnerit duke punuar me moshat ndërkohë që vitet e fundit është i angazhuar edhe para ekipit të parë e po ashtu është edhe pjesë e stafit të ekipit kombëtar.

Pasioni i tij për këtë sport dhe jo vetëm atë është i madhe dhe Jozef Sermi padyshim që ka në mendje shumë projekte për të rritur dhe masivizuar sportin, paçka se aktualisht në Shqipëri shumë pak po bëhet në këtë drejtim.

Megjithatë ai vazhdon të punojë me shumë dëshirë çdo ditë më boksierët e të stërvisë kampionë. Gazeta “Shkodra Sport” i uron Jozef Sermit edhe 100 vite të tjera të lumtura dhe një karrierë sa më të sukseshme si trajner!
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...