Valer Kolnikaj u bë i njohur për publikun shqiptar në një nga reality showt më të ndjekur në Shqipëri, Big Brother.

Ai tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me natyrën e tij të sinqertë dhe shumë të drejpërdrejtë. Edhe pse ka studiuar për mjekësi dhe ushtron profesionin e mjekut, Valeri adhuron dhe botën e televizionit.

I ftuar tek emisioni Xing me Ermalin Valeri ka treguar disa detaje nga jeta e tij që nuk i kishim duitur më parë. Ai ka rrëfyer se është martuar me shkuesi por i dashuruar që me shikim të parë me gruan e tij.

“Nuk më pëlqen të lavdërohem. Unë vij nga një prej familjeve më në zë të Malsisë së Madhe. Nëna ime mban akoma shami.

Babai im ftohet gjithnjë për të pajtuar gjaqet, njerëzit që janë në gjakmarrje. Jam një person që kam mbaruar studimet në mjekësi.

Edhe pse kisha mundësinë të rrija në kryeqytet, u ktheva në vendlindje dhe jetoj me familjen, jo si shumë të tjerë që i braktisin.

Jam martuar me shkuesi edhe pse ishte dashuri me shikim të parë. Më thanë hajde shikoje është një njeri i mirë, vjen nga një familje e mirë. Kur e pashë për herë të parë u dashurorva dhe ashtu vazhdoj dhe sot e kësaj dite”- ka thënë Valeri.