Armando Markaj, njihet tashmë si kamarieri shqiptar i cili me 400 mijë dollarë ‘bakshish’ në restorant bëri një gjest të pazakontë.

Markaj,kamarier në një restorant të njohur në New York, pati një debat me një kliente e cila po ankohej për shkak se kishte vënë re se, në muret e restorantit, kishte më tepër imazhe burrash sesa grash.

“Po, grave nuk u pëlqen të hanë pica në verë”, ia kishte kthyer kamarieri ndërsa gruaja, bashkë me të bijën ishin larguar.

Por, pas largimit ato kishin lënë një shumë të madhe parash si bakshish për kamarierin me të cilin sapo kishin debatuar: 424 mijë dollarë në një çek.

Edhe pse debatuan Armando vendosi t’ia kthente parate gruas dhe ajo ka folur per “ABC news” duke treguar për se i ka ofruar para Armandos në formë shpërblimi, por ai nuk ia ka pranuar.

“Gjeste të tilla na bëjnë njerëz”, komentoi Armando për “ABC”.