Eneda Tarifa ka zbuluar se gjatë sezonit veror do të vijë me disa surpriza për fansat e saj. Në intervistën e improvizuar nga një prej konkurrentëve të “Top Talent” në episodin e tij të dytë, Eneda është pyetur në lidhje me materialet muzikore që priten gjatë sezonit veror.

Këngëtarja rrëfeu se është duke punuar me dy materiale muzikore me vëllain e Salsano Rrapit, Edmond Rrapin. Gjatë kësaj interviste të improvizuar, ajo ka pohuar që po punon dhe një material me Flori Mumajesin.