Basha te Trauma: Dollapi ka nxjerrë shpatullën, është plagosur

Rreth orës 2 të mëngjesit të së dielës, lideri demokrat Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, shkuan në spitalin e Traumës. Kryetari i PD-së Lulzim Basha, tha se Sait Dollapi, sekretari organizativ i PD-së ndodhet në gjendje të stabilizuar, por theksoi se ai nuk ka bërë asnjë akt dhune ndaj policisë që të shoqërohej.

Sipas Bashës, Dollapi ka qenë duke ndihmuar një gazetare të cilës i kishte rënë të fikët.

“Ka nxjerrë shpatullën, ka plagosje në këmbë. Ka qenë duke tërhequr një gazetare që i kishte rënë të fikët kur ju vursulën. Arben Baro është urdhëruesi i fundit, do të shkojmë deri tek urdhëruesi i parë. Do ta paguajnë shumë shtrenjtë. Saiti ka qenë gjithmonë me duart lart para policëve për t’i mbrojtur. Nuk ka pasur arsye tjetër, vetëm me urdhër politikë.

Ka afro 100 të tjerë të shoqëruar dhe të dhunuar, në 11:00 para Drejtorisë së Policisë”, – tha kryedemokrati Basha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...