Instinkti për të bërë dashuri është më i forti që zotërojmë. Ky është jetësor nëse duam të krijojmë brezin tjetër.

Ndryshimi tek qasja e meshkujve dhe femrave ndaj marrëdhënies ka një themel evolucionar. Marrëdhënia intime ju ndihmon të humbni peshë; kur kryeni marrëdhënie çdo muskul i trupit tuaj lëviz dhe si rrjedhojë digjen kalori.

Nuk është më sekret që dashuria e rregullt është një prej mënyrave më të mira për të përforcuar imunitetin. Këto përfitime janë aq të shumta sa shkencëtarët kanë përmbledhur një listë të gjerë të arsyeve pozitive të marrëdhënieve intime.

Besimi në vetvete
Intimiteti krijon besim në vetvete; gjithashtu rekomandohet si doza ligjore për femrat atlete përpara garave.

Trajton rrudhat
Përkëdheljet e shtratit janë trajtimi më i mirë kundër rrudhave, pasi lëkura bëhet më elastike për shkak të oestrogjenit dhe hormoneve të tjera.

Imuniteti
Bërja e dashurisë përforcon imunitetin, aq sa konsiderohet si një prej masave më të mira parandaluese të sëmundjeve të ndryshme. Ekziston një mundësi që e zvogëlon probabilitetin e zhvillimit të kancerit.

Qetësues stresi
Lojërat e shtratit janë shumë të mira për të luftuar stresin për shkak të hormonitoksitocin I cili sjell një ndjenjë qetësie dhe relaksimi. Bërja e dashurisë është një antidepresant I efektshëm, I cili ju ndihmon të harroni për problemet ose hallet e ndryshme që ju shqetësojnë

Qetësues dhimbjesh
Marrëdhënia intime gjithashtu është një “vrasës” shumë i mirë i dhimbjeve. Endorfinat, të cilat prodhohen kur bëhet dashuri, ndihmojnë në qetësimin e çfarëdolloj dhimbjeje.

Trajton impotencën
Disa studime të kohëve të ndryshme të publikuara tregojnë se meshkujt aktiv kanë dy herë më pak mundësi për të ngelur impotentë

Zgjat jetën
Dhe kohët e fundit është provuar që dashuria të zgjat jetën. Njerëzit aktivë vuajnë nga sulmet në zemër shumë më rrallë.