Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa tashmë prezanton emisionin ‘Top Talent’ në të cilin çdo të premte prezantohen talente të reja në fusha të ndryshme.

Eneda ka qenë shumë e angazhuar me spektaklin e ri dhe këtë gjë e ka treguar dhe nëpërmjet postimeve të ndryshme.

Së fundmi Eneda na tregon një surprizë të ëmëbl që e priste në shtëpi pas një ditë të lodhshme nga puna.

‘Kur vjen në shtëpi e vdekur nga puna dhe vajza të thotë: ‘Këtë e kam bërë për ty’, ka shkruar Eneda pranë fotos ku tregon se e bija e ka surprizuar duke i bërë një kartolinë e cila në mes mbante një zemër të mbushur me ngjyra.