Biznesmeni vlonjat Vasil Bedinaj ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj Policisë pas atentatit të ndodhur mesditën e sotme në mes të Vlorës, në zonën e Lungomares.

Bedinaj i drejtohet Policisë së Vlorës se nga sot nuk do të gjejë më qetësi pasi nuk po bën punën, por vetëm po mbush xhepat dhe po mbaron punët e pista të kriminelëve.

Është e frikshme se si në mes të ditës, në ditën e nisjes së sezonit turistik shkruan Vasil Bedinaj, qëllohet në drejtim të Lungomares, aty ku shëtisin nëna me fëmijë e turistët.

Kujtojmë se më datë 24.03.2016, biznesmenit Vasil Bedinaj i është vendosur në pjesën e poshtme të makinës një sasi lëndë eksploziv e dyshuar C4, ndërsa ai ndodhej në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

REAGIMI I VASIL BEDINAJT:

Per Policin e shtetit:

Nga sot nuk do te gjeni me qetësi ose beni punen ose ikni. Vlora nuk do te jetë me hambari ku ju mbushni xhepat dhe mbaroni punet e pista. Mos thoni qe janë shpallur ne kerkim mbasi do tju masakrojne qytetaret. Ata te cilet kanë lidhur jeten me kete qytet dhe ju paguajne, boll duke ndenjur kafeve dhe restoranteve duke harxhuar leket e krimit. Aq te shitur jeni sa dhe gazetaret i drejtuat ne vend tjeter dhe jo ku ndodhi krimi. Keni detyre te parandaloni, filloni te zgjoheni!

Eshte e frikshme qe ne diten e nisjes se sezonit turistik, ne mes te qytetit ne mes te dites te qellohet ne drejtim te lungomares. Aty ku shetisin nena me femije, turist vendas e te huaj.

Ftoj instancat policore te reagojne ne menyre dinjitoze, te zbardhin ngjarjen e rikthejne sigurine te qytetaret.