Suela Cara u shkarkua nga puna nga Qendra Komunitare “Strehëza”, ku ishte pjesë si punonjëse sociale.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Suela i shkruan kryeministrit Edi Rama se së fundmi ajo është shkarkuar nga puna, pa motivacion.

Shkak për lëvizjen e saj, sipas Suelës ishte kërkesa e saj për transparencë.

“Vura re dhe reklamova mungesën e dokumenteve në institucion ( vula dhe protokolli mbaheshin në shtëpinë e Drejtoreshës Znj. Arlinda Bilali!
– Mungesa e Drejtoreshës në institucion së bashku me mungesën e dokumentacionit krijonte boshllëqe dhe pamundësi pune.
– Konstatova dhe reklamova mungesën totale te transparencës në lidhje me buxhetin, ku ndërkohë unë isha pjesë e ndjesive të prokurimit dhe duhet të firmosja”, shkruan ish punonjës e shkarkuar.

Postimi i plotë:

Pershendetje Z.Kryeminster!
Une qe po ju shkruaj jam Suela Cara,
deri me sot Punonjese Sociale ne Qendren Komunitare “Streheza”.
Sot mu komunikua shkarkimi im nga puna, pa asnje arsye te vlefshme!
E nisa ate detyre me deshiren me te madhe per te dhene kontributin tim profesional dhe njerezor por, diku paskam gabuar. Mbase sepse ne ate institucion kerkova transparence.
Per me konkretisht:
– Kerkova te njihesha me Rregulloren e Brendshme te institucionit.
– Vura re dhe reklamova mungesen e dokumentave ne institucion ( vula dhe protokolli mbaheshin ne shtepine e Drejtorshes Znj. Arlinda Bilali!
– Mungesa e Drejtoreshes ne institucion se bashku me mungesen e dokumentacionit krijonte boshlleqe dhe pamundesi pune.
– Konstatova dhe reklamova mungesen totale te transparences ne lidhje me buxhetin, ku nderkohe une isha pjese e njesive te prokurimit dhe duhet te firmosja.
Perpos gjithe ketyre mangesive ne aspektin e punes, duke qene cdo dite pjese e atij institucioni, vura re nje arrogance te pashoqe nga ana e Drejtoreshes dhe njerezisht i kerkova te sillej mire me perfituesit e qendres ,ti jepte ushqim dhe mos i nxirrte jashte se nuk duronte kerkesat e tyre.
Te kerkosh transparence pune dhe qytetari, qenka e papranueshme ne nje institucion social i cili, per vete emrin qe mban dhe detyrat qe ka duhet te jete shembulli i pergjegjesise dhe sjelljes model.
Une keto Z.Kryeminister nuk i pertypa dot!
Ky ka qene gabimi im i vetem!
Gjithcka me siper, ia kam bere me dije edhe Kryetarit te Bashkise Tirane (ne vartesi te se ciles eshte Qendra Sociale). Me keqardhje konstatova qe edhe z.Veliaj preferoi te mbante anen e jotransparences!
Doja tju beja me dije se, jam e angazhuar prane familjes se madhe te Partise Socialiste qe 16 vjeç por nuk mendoj te jem me pro kesaj farse !Zhgenjim dhe vetem zhgenjim!Por sot do te listohem tek Socialistet e zhgenjyer!
Me shume respekt
Suela Cara!