Që në vitin 2016, Hipoteka nisi verifikimin e pasurive të paluajtshme për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në vend.

Verifikimi në kuadër të procesit të Vettingut, për t’u paraprirë rasteve të manupulimit me pronat nga gjyqtarët dhe prokurorët.

Në filtër kanë kaluar 775 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërkohë që ata po bënin deklarimin e pasurisë pranë ILDKPKI -së.

Në verifikim ka kaluar edhe prokurori i Durrësit Ilir Turja, e cila ende nuk është përzgjedhur nga KPK për t ‘iu nënshtruar Vettingut.

Në ILDKPKI, prokurori Turja, ka deklaruar se të ardhurat e vetme i ka nga paga, ndërsa bashkëshortja e tij posedon një biznes bar -restorant po dhe një apartament të cilin e ka dhënë më qira.

Në formularët e deklarimit, ai nuk saktëson se si e ka përfituar bashkëshortja biznesin e ka trashëgimi apo e ka blerë dhe nëse e ka blerë sa ka kushtuar. Për më tepër ai nuk saktëson as qytetin ku bashkëshortja ka biznesin.

Por nga kërkimet nga QKB, rezulton se biznesi përkatësisht Bar-Restorant ndodhet në zonën e plazhit tek Ura e Dajlanit.

Në vitin 2009 ai ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka blerë një apartament banimi 73 metër katror dhe që kushton 35 000 euro, por nuk e thotë vendin kur e ka blerë në Durrës ku punon apo në Tiranë.

Gjithashtu në të njëjtin vit, deklaron se bashkëshortja e tij ka blerë një autoveturë Kia, në shumën 11 000 euro.

Viti 2003

Autoveturë, që kushton 300 000 lekë.

Viti 2004

Kredi në shumën 500 000 lekë.

Paga, 998 339 lekë.

Shpërblim, 56.129 lekë.

Viti 2005

Paga,925 161 lekë.

Shpërblim, 44 079 lekë.

Viti 2006

Paga vjetore, 991 413 lekë.

Pakësuar llogaria, në shumën 243 600 lekë.

Viti 2007

Paga vjetore, 1 054 602 lekë.

Pension ushqimor për djalin, 180 000 lekë.

Viti 2008

Paga vjetore,1 001 793 lekë

Pension ushqimor për djalin, 180 000 lekë.

Viti 2009

Apartament banimi 73 metër katror, blerë nga bashkëshortja në shumën 35 000 euro.

Autoveturë Kia, blerë nga bashkëshortja në shumën 11 000 euro.

Kursime cash, 700 000 lekë.

Paga si prokuror, 957 604 lekë.

Paga e bashkëshortes 600 000 lekë.

Pension ushqimor për djalin, 180 000 lekë.

Viti 2010

Kursime, 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror, 1 016 153 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 470 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja, 40 500 lekë.

Kredi në shumën, 6 000 000 me afat 15 vjeçar, paguar 65 000 lekë.

Pension ushqimor për djalin, 180 000 lekë.

Kredia, 20 000 euro marrë nga bashkëshortja në vitin 2007, paguar 1 920 euro.

Viti 2011

Të ardhura nga paga si prokuror, 1 021 024 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 315 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja( nuk e specifikon se çfarë ka dhënë më qira), 540 000 lekë.

Bashkëshortja ka hapur një bar-restorant. (Nuk e thotë shumën sa ka kushtuar aktiviteti)

Viti 2012

Të ardhura nga paga si prokuror, 1 054 720 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja, 219 600 lekë.

Të ardhura nga dhënia e apartamentit të bashkëshortes me qira, 450 000 lekë.

Viti 2013

Të ardhura nga paga si prokuror, 1 104 673 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja, 228 312 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si prokuror, 1 326 701 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja, 211 860 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga si prokuror,1 384 910 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja, 269 780 lekë.

Fitim i realizuar nga bashkëshortja nga biznesi i saj, një restorant, 175 884 lekë.

Të ardhura nga dhënia e apartamentit të bashkëshortes me qira, 140 000 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si prokuror, 1 550 721 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja, 266 400 lekë.

Fitim i realizuar nga bashkëshortja nga biznesi i saj, një restorant,777 417 lekë.

Të ardhura nga dhënia e apartamentit të bashkëshortes me qira, 252 000 lekë.

Pension ushqimore për djalin, 180 000 lekë.

Pagesa për arsimimin e vajzës në Kolegjin turk, 300 500 lekë./CNA.al