Kjo është Diferenca e Përsosur e Moshës për një Marrëdhënie Solide

Disa njerëz thonë se mosha nuk është asgjë më shumë se vetëm një numër në një marrëdhënie dhe nuk ka rëndësi nëse vërtet e doni njëri-tjetrin.

Por, çfarë ndodh nëse kjo nuk do të rezultonte aspak e vërtetë dhe bazuar në moshën, mund të bëni një parashikim se sa kohë do të zgjasë një marrëdhënie e caktuar?

Askush nuk ka një ide të qartë se si funksionon vërtet një marrëdhënie e suksesshme, por shkencëtarët duket se kanë gjetur faktorin përcaktues.

Sipas hulumtimit të bërë në një nga njësitë më të besueshme kërkimore në SHBA – Emory University në Atlanta, ekziston një diferencë matematikisht e përsosur e moshës që mund të rrisë shanset tuaj për të pasur një marrëdhënie afatgjatë të suksesshme.

Qëllimi i studimit dhe statistikat

3,000 njerëz morën pjesë në studim. Të gjithë ata kishin qenë të martuar të paktën një herë. Shkencëtarët gjetën një lidhje të çuditshme: sa më e lartë diferenca e moshës, aq më i lartë është rreziku i ndarjes.

Sigurisht, nuk mund të jemi të sigurt dhe ka patjetër përjashtime, por rezultatet mund të shpjegojnë së paku konfliktet që çiftet kanë në faza të ndryshme të jetës. Kjo është për shkak se partnerët tentojnë të kenë interesa dhe qëllime shumë të ndryshme.

Hulumtuesit kanë ndarë statistika më të detajuara që thonë se rreziku i ndarjes për çiftet me më shumë se 5 vjet moshë është 18%. Nëse diferenca e moshës është 10 vite, rreziku rritet në mënyrë dramatike, deri në 30%.

Dhe për çiftet me diferencë moshe 20 ose më shumë vite, parashikimet janë me të vërtetë negative, sepse rreziku i ndarjes është 95%.

Kërkuesit shqyrtuan jo vetëm parametrat e moshës, por gjithashtu të paturit fëmijë para martesës, të paturit një fëmijë të përbashkët, kohëzgjatjen e marrëdhënies para martesës, shpenzimet nga dasma, arsimimi dhe shumë faktorë të tjerë.

Rezultoi se, nëse partnerët kanë një diferencë të madhe në arsimim, rreziku i ndarjes është 43%.

Tani, të shkojmë tek pika kryesore: shkencëtarët gjithashtu gjetën diferencën e përsosur të moshës, është një vit (në të vërtetë, njerëz e të njëjtës moshë dhe me një diferencë moshe nga 1 deri në 3 vjet janë gjithashtu në këtë grup).

Këto janë çiftet që kanë shansin më të lartë të qëndrojnë së bashku, probabiliteti i ndarjes është më pak se 3%.

Njerëzit me një dallim të madh në moshë e shohin botën në mënyra shumë të ndryshme dhe shanset që hobet dhe ëndrrat e tyre të jenë të ngjashme janë me të vërtetë të ulëta.

Konkluzioni

Ashtu siç e thamë më parë, sigurisht, ka përjashtime. Dhe numrat nuk janë gjithçka, janë vetëm disa të dhëna që tregojnë një tendencë të caktuar, por nuk do të thotë se për çdo çift në botë do të funksionojnë në këtë mënyrë.

Ndaj, nëse jeni në një marrëdhënie me një person që është më i madh ose më i ri në moshë se ju, mos u shqetësoni.

Gjërat më të rëndësishme janë ndjenjat, respekti i ndërsjellë dhe rehatia. Dhe nëse marrëdhënia juaj i ka këto përbërës, atëherë ju keni një marrëdhënie jetëgjatë.

Nëse jeni duke kërkuar një partner/e dhe marrëdhëniet tuaja të mëparshme nuk kanë përfunduan mirë, përpiquni të analizoni statistikat dhe ndryshimin e moshës. Nëse këto tendenca kanë rezultuar të sakta për ju, përpiquni të ndërtoni një marrëdhënie me dikë në moshën tuaj dhe ndoshta do të gjeni lumturinë që kërkoni.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...