Aktori i njohur Arben Derhemi ishte i ftuar në emisionin “Trokit” , ku sipas tij filmat e fundit shqiptarë janë fatkeqësi.

Ai tha se:“Fatkeqësia e ndjek edhe televizionin edhe filmin. Jo më larg se para ca kohësh, patëm një event të çuditshëm, u shkul e gjithë Shqipëria! S’e merr vesh, bën film një njeri i cili nuk ka lidhje fare me teatrin, me regjinë me aktrimin.Ska mbaruar as shkollë, mjafton të marrë ca lekë diku të gjejë një sponsorizim. Bëjnë ca filma me pistoleta me luftë”.

Aktori tha se ka parë mjaft skena nga filmi i fundit, që publikohen në mediat sociale dhe mënyra sesi aktrohet atje, të bën për të qarë dhe jo për të qeshur.

“Problemi është që s’e di çfarë komedie është ajo. Kam parë rastësisht skena në media që të bëjnë për të qarë, mënyra sesi është luajtur e sesi është aktruar, vetëm aktrim nuk është, vetëm regji nuk është, vetëm skenar nuk është”.

Por me kë e ka këtë “thumb” Arben Derhemi? Me filmin e Ermal Mamaqit apo Drilon Hoxhës?