Një 19-vjeçar në Kinë ka shpëtuar jetët e 14 njerëzve, të cilët rrezikonin të digjeshin nga flakët. “RTE” shkruan se zjarri shpërtheu rreth orës 06:30 në një dyqan në vogël në katin përdhesë të një ndërtese shtatë katëshe.
Dyqani ishte bosh dhe zjarri u përhap shpejt në katet e sipërme. Banorët u zgjuan, por nuk mund të largoheshin, pasi shkallët ishin të mbushura me tym.
Lan Junze po punonte me vinç rreth 300 metra larg, kur vuri re flakët. Ai e drejtoi mjetin drejt vendit të ngjarjes, ku nxitoi të shpëtonte një nënë dhe djalin e saj që po kërkonin ndihmë.

Junze e ngriti platformën e makinerisë në katin e tretë, dhe i zbriti ata. Të njëjtin veprim e përsëriti për të shpëtuar dhe njerëz të tjerë.
“Zjarri ishte shumë, shumë pranë tyre. Mendimi im i parë ishte të zbrisja poshtë nënën dhe djalin. Temperatura ishte shumë e lartë.
Mund të ndjeja të nxehtin që më digjte fytyrën. Unë djersita shumë, kam shumë pulla të kuqe në fytyrë dhe trup edhe njëkohësisht ndjej shumë të nxehtë.”, tha Lan për mediat.
Ndërkohë që operacioni i shpëtimit vazhdonte, babai i Lan mori vesh lajmin dhe nxitoi drejt vinçit, për të ndihmuar të birin me drejtimet.
Në fund Lan arriti të shpëtonte jetën e 14 personave në më pak se gjysmë ore.