Protesta e Qëndrës Vetëvendosje në Tiranë është tensionuar, pasi mbështetësit e saj janë konfrontuar me policinë.

Protesta është zhvilluar kundër ardhjes së Presidentit të Serbisë në Tiranë në kuadër të samitit të Brdo-Brijunit.

Qytetarët kanë tentuar të hyjnë në bulevard dhe të marshojnë drejt sheshit Nënë Tereza, por janë shtyrë me forcë nga policia.