Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së: Emrat e kandidatëve për bashki vendosen të shtunë

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste ka deklaruar se ditën e shtunë do publikohen kandidatët për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.
Sipas Ramës, Partia Socialiste synon fitoren në 61 bashki të vendit.
“Kemi bërë një diskutim paraprak për t’i paraprirë vendimmarrjes së ditës së shtunë ku do të konsolidojmë të gjithë listën e kandidatëve për kryetarë të bashkive si dhe për këshillat bashkiakë.

Për kryetarët e bashkive do vendosim emër për emër ditën e shtunë, për këshillat bashkiakë do konsolidojmë të gjitha kriteret dhe pastaj do të mandatojmë të deleguarit sipas qarqeve që t depozitojnë sipas afatit listën e kandidatëve për këshillat e bashkive për zgjedhjet e 30qershorit. Në 30 qershor ne do të kërkojmë votën e qytetarëve në të 61 bashkitë e venit për të marrë një mandat për 4 vitet e ardhshme në drejtimin e 61 bashkive”- tha Rama.
Më tej Rama, për sa i përket zgjedhjeve lokale në kushtet kur opozita ka deklaruar se nuk do marrë pjesë në zgjedhje la të nënkuptohej se nuk do ketë një marrëveshje si ajo e 2017.
“Jemi në 2019 në mos gabohem, 2017 është tanimë histori. Në 2017 kemi bërë një përpjekje të jashtëzakonshme të njëanshme, të udhëhequr nga unë që duke pasur përgjegjësinë më të madhe ka bërë dhe sasinë më të madhe të lutjeve për opozitën dhe kryetarin e saj, sot jemi në kushtet kur kemi vetëm një përgjegjësi, t’u japim qytetarëve shqiptarë kandidatët më të mirë”- deklaroi Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...