Luana Vjollca e cila aktualisht po shijon suksesin e këngës së saj të re në bashkëpunim me këngëtarin Ramadan Krasniqi të titulluar “Sonte”, së fundmi përmes një postimi në Instagram na ka lënë pa fjalë të gjithëve.

Bukuroshja ka publikuar një foto ku shfaqet tërësisht pa make-up dhe pothuajse të gjithë jemi dakord me mendimet e dhjetëra komentuesve që i kanë shkruar moderatores: “Je më e bukur pa make-up!”

Edhe pse mund të tingëllojë çuditshëm fakti që ajo duket më bukur pa make-up, duke qenë se ai zbukuron çdokënd, ja që ka disa persona që bëjnë përjashtim.

Luana në përshkrimin e fotos në fjalë ka përdorur thjesht një “pikë”, si për t’ju thënë të gjithëve që ajo është e bukur edhe pa makijazh dhe…“pikë!”