Dashuria dhe shoqëria/ Ja çfarë parashikojnë yjet për ditën e nesërme, 9 maj 2019

Dashi 21/3 – 20/4
Dashuria do të jetë në ekuilibër për çiftet që janë bashkë për një kohë të gjatë, ndërsa ata që kanë pak kohë të lidhur do të kalojnë një krizë vendimi për të ardhmen e tyre.
Demi 21/4 – 21/5
Sot do të jeni dakord me partnerin/en. Intuitën do ta keni të fortë, por do të jeni pak nervozë. Në dashuri ndiqni zemrën. Beqarët do realizojnë takime interesante, por nuk do jenë gati të vendosin.
Binjakët 22/5 – 21/6
Të reja të mira në lidhje me marrëdhënien tuaj në çift. Do diskutoni dhe do vendosni bashkë me partnerin/ en gjithçka për të ardhmen tuaj. Beqarët do jenë gati të bëjnë gjithçka vetëm të mos jenë më të vetmuar.
Gaforrja 22/6 – 22/7
Për ju sot janë parashikuar suksese personale dhe profesionale. Por në familje do të diskutoni për çështje xhelozie. Beqarët sado që të mundohen nuk do e ndryshojnë dot statusin e tyre.
Luani 23/7 – 21/8
Ju pret një ndryshim i vogëloju të dashuruarve. Përpiquni që të mos hutoheni. Bisedoni me partnerinqë është shumë xheloz për ju. Beqarët duhet të presin edhe pak kohë që të përjetojnë ndryshimin e statusit.
Virgjëresha 22/8 – 23/9
Bëjeni çdo gjë me pozitivitet sot, sepse Hëna dhe Marsi ka mundësi të ndikojnë për keq. Beqarët do jenë mjaft sharmantë sot dhe do arrijnë të bëjnë për vete lehtë personat që pëlqejnë.
Peshorja 24/9 – 23/10
Sot humori juaj do të përjetojë ngritje dhe ulje. Lini mënjanë polemikat e vjetra me njeriun e zemrës, sepse do të bëni figurë jo të mirë në çdo rast. Do të përfitoni shumë avantazhe.

Akrepi 24/10 – 22/11
Jini më të kujdesshëm dhe mos nxitoni pas një marrëdhënieje që nuk është shumë e pastër. Beqarët po nuk tentuan të dalin në takime nuk do mund të ndryshojnë dot statusin.
Shigjetari 23/11 – 22/12
Mos kini frikë për t’u përballuar me një situatë në dukje stresuese me partnerin/en. Beqarët nuk do i pëlqejnë shumë personat që do i joshin dhe do i refuzojnë takimet.
Bricjapi 23/12 – 20/1
Sot do kaloni disa vështirësi, por mos i merrni gjërat si tragjike sepse çdo gjë ka një zgjidhje, aq më tepër kur pran keni njeriun tuaj të zemrës që ju mbështet. Beqarët nuk do jenë ende gati për të ndryshuar statusin.
Ujori 21/1 – 19/2
Partneri/ja do të dojë të sqarojë me ju disa aspekte të një situate që është krijuar mes jush. Fitoni kohë dhe mos jini impulsivë. Beqarët do kenë një ditë fantastike pasi do realizojnë takime mbresëlënëse.
Peshqit 20/2 – 20/3
Duhet të rishihni edhe një herë marrëdhëniet me shoqërinë: jo të gjithë janë të sinqertë dhe e meritojnë miqësi. Rrini larg njerëzve që duan të shkatërrojnë marrëdhënien në çift.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...