Aktori i humorit, Olsi Bylyku, ka pranuar para pak kohësh se është në një lidhje. Ai ka treguar për herë të parë se si u njoh me të dashurën e tij. I ftuar në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës ai ka treguar se e dashura e tij i kishte ndjekur puntatat e tij te “Portokallia”. Ndërkohë personi që i ka prezantuar së bashku ka qenë këngëtari Lorenc Hasrama.

“Ajo i kishte ndjekur puntatat e mia që të gjitha. Kur ikja në “stand up comedy” nëpër longue-t të Tiranës e marr me vete sepse m’i kujton batutat.

I mban mend përmendësh. Ndiqte shumë portokallinë dhe kur pata dalë unë ishte një nga ndjekëset më të rregullta të miat. Dhe një mik, Lorenc Hasrama që unë kam bërë një bashkëpunim që isha te “Kënga Magjike”, u takuam dhe tani jemi shokë dhe shoqe shumë të mirë”, rrëfeu Olsi.

Megjithatë, për momentin çifti nuk kanë asnjë plan për fejesë ose martesë.

“Goca e botës nuk mendon që e kam marrë në qafë. Është shumë e lumtur dhe nuk kemi ndërmend që të ikim nga njëri-tjetri. Fejesa, martesa janë më shumë për t’u gëzuar të tjerët se sa të gëzohemi ne vetë. Ne po gëzohemi më shumë vetë kështu që nuk kemi nevojë për momentin as për fejesa as për martesa. Nuk është xheloze. Është xhelozi në nivelin e duhur në një lidhje”, u shpreh Olsi për të dashurën e vet.