Vllaznia e të rejave në volejboll sot ka një provë tjetër të vështirë, finalen e dytë të kampionatit, për të luajtur në Korçë ndaj Skënderbeut vendas.

Një ndeshje që do të vendosë edhe për skuadrën kampione të këtij sezoni. Në kampin shkodran ka besim se do të jenë ata që do të shpallen kampionë sepse kanë fituar ndeshjen e parë në Shkodër 3-0 dhe përpos kësaj, kanë në përbërje lojtare të talentuar.

Duke folur për “Shkodra Sport” një nga lojtaret më të mira të këtij ekipi, pikërisht pasuesja Amela Qershia, ka shprehur optimizmin për këtë sukses por njëkohësisht ka folur edhe për gjëra të tjera rreth karrierës së saj dhe volejbollit shqiptar.

– Amela, do shpalleni kampione sot ne Korçe?

– Besoj dhe shpresoj qe po.

– Çfare ju ben kaq optimiste?
– Optimiste më bën eksperienca qe kemi fituar tashmë. Ky është viti i 4-t rradhazi qe e pretendojme kete titull.

– Kur do vije dita te festoni edhe me te rriturat e Vllaznise nje titull kampion?

– Shpresoj shumë shpejt. Me kontigjentin qe ka ekipi dhe paraqitja e mire e këtij sezonit të fundit, besojme se do ia dalim.

– Mendoni se fatin e kampionatit të sivjetëm e vendosën lojtaret e huaja?

– Padyshim që lojtaret e huaja bejnë diferencen. Kjo dihet sepse sporti ne Shqiperi nuk eshte profesion e ne luajm vetem per pasion. Por pavarësisht kësaj, rezistuam edhe ndaj lojtereve te huaja.

-Ti je e kenaqur me çfare ke arritur deri tani ne karrieren tende?

– Jam e kenaqur, por ka vend akoma per permirësime.
www.shkodrasport.com