Këngëtari Majk ka folur për herë të parë për ndarjet nga ish të dashurat e tij. Në promon e emisionit “Xing me Ermalin, që pritet të transmetohet këtë të shtunë,

Majk është shprehur se ndahet prej të dashurave për t’u frymëzuar më pas për një këngë. “Ndonjëherë lidhem që të ndahem e të nxjerr një këngë”- është shprehur këngëtari i grupit “Babastars”.

E megjithatë Majk duket se ka rënë në kontradiktë me veten e tij, pasi ai është shprehur më herët në një intervistë se asnjë këngë e tij nuk ka qenë dedikim ndaj dikujt.

Reperi ka qenë i lidhur me shumë femra të bukura, përmendim këtu nënën e djalit të tij, Majlinda Zekën, apo dhe modelen Melita Nushi, vajzën e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës.