Vendimi Që Mori Kur I Kërkuan Të Këndojë Në Gjuhën Serbe: Gjashtë Fakte Për Nexhmije Pagarushën.

Nexhmije Pagarusha ikona e muzikës shqipe, është e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit, shkruan Gazeta Metro.

Ajo asnjëherë nuk ka pranuar të këndojë diçka që i tejkalon vlerat tona e të lërë pas dore muzikën e mirëfilltë shqipe, këtë më së miri e dëshmon anulimi i një koncerti në Maqedoni, ku i është kërkuar të këndojë në gjuhën serbe dhe zonja Nexhmije është larguar nga skena dhe nuk ka kënduar fare.

Nexhmie Pagarusha ka përfunduar shkollën e muzikës në Beograd, dhe gjatë gjithë karrierës së saj artistike ka performuar në koncerte në vende të ndryshme të botës, duke e bërë kështu Kosovën të njohur kudo që ka hedhur hap. Gazetametro ka përzgjedhur disa fakte ndoshta të pa dëgjuara nga jeta e zonjës Nexhmije, t’i ndajë me ju, fakte këto të grumbulluara bashkë më vëllanë e saj Tarikun.

Gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë.
Nexhmija është krahasuar me yjet më të mëdha botërore, sa ishte në shkollë në Beograd, madje atë e kanë krahasuar me zërin e rrallë francez Zhyliet Greko. Poashtu profesorët e shkollës së muzikës kanë thënë se është ofendim ta krahasojmë Nexhmijen me ndonjë emër tjetër, sepse zëri i saj është i rrallë.

3. Përveç muzikës ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe është cilësuar nga regjisorët si një aktore e përkryer.

4. Ka mbajtur koncerte në vende të ndryshme të botës, si në Irazel, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe në Kosovë e Shqipëri pa dyshim.

5. Frika më e madhe e saj është aeroplani.

6. Idhulli i saj i përjetshëm ka qenë gjithmonë babai i saj, i cili ishte mësues me profesion, dhe siç dëshmon Tariku vëllau i saj, gjithmonë do t’i falenderohet atij për suksesin e saj.

Kujtojmë se Nexhmija e ka anuluar një koncert në momentin e parë që ka dalë në skenë në Maqedoni, pasi që publiku ka filluar të bërtas dhe të mos e lejojë të këndojë shqip. Ata i kanë kërkuar të këndojë në gjuhën serbe por Nexhmija i ka mbyllur perdet e skenës dhe është larguar, duke e refuzar menjëherë kërkesën e tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...