Nga Erlinda Kasaj

Të bëhesh “Nënë e baba” në Shqipëri është sa e thjeshtë po aq dhe e vështirë. Traditat, zakonet, ndryshojnë nga njëri vend tek tjetri, një kulturë mikse brenda kulturës së përgjithshme që mbart Shqipëria. Si mund të gjejmë ne se kush janë prindër të mirë, në çfarë zone mund t’i gjejmë ne prindërit e mirë?

Familja e mirë fillon që nga kultura e nënës, duke qenë se fëmija ideoet që në barkun e saj. Fëmijët në Përmet edukohen ne një frymë tradicionale ku bazën ata vendosin Moralin dhe Etikën. Përmetarët,qoftë vajzë apo djalë në çdo moshë, kanë të ngulitur në mendje se “Ajo çfarë duhet t’i mbajë gjallë është Ndershmëria” në çdo marrëdhënie, në të cilën bëjnë pjesë.

Kjo ndoshta shpjegon edhe arsyen se ka shume pak vrasje në krahasim me qytetet e tjera të vendit. Rrallë dëgjojmë të përmendet Përmeti në Kronikën e Zezë të lajmeve. Që në vegjëli prindërit merren me edukimin e fëmijëve, i mësojnë për detyrat dhe detyrimet që kanë.

Djali punë të tjera, e vajza punë të tjera.

Prandaj, ata rriten me këtë kulturë, duke ditur caqet e limitet e tyre. Thuhet shpesh se një burrë nga Përmeti ndihet si mbret por kjo ndodh vetëm kur ka bashkëshorte një grua përmetare. Nuk ka dalë kot dhe shprehja : ” Po deshe të jetosh si mbret, merr një nuse në Përmet “.

Jeton si mbret për disa arsye:

1.Mbretit i ka dalë nami se tra.dhton, e i ndërron gratë shpesh, se për t’u tra.dhtuar nuk mund të tradh.tohet, domethënë gratë përmetare janë të besës e ato rrallë trad.htojnë (ndoshta kur mami i tyre nuk ka qenë nga Përmeti). ( Shaka )

2.Nëse ke gruan nga Përmeti je me fat, duke qenë se ajo është detajiste në çdo gjë, asgjë nuk i shpëton një përmetareje, në këtë mënyrë çdo ditë duket dhe më e bukur. E ku ka më bukur se detajet, ato bëjnë edhe diferencën me raste.

3.Kjo ndoshta mund të jetë edhe arsyeja që gojëdhëna është transmetuar brez pas brezi. Një grua përmetare të ushqen shëndetshëm dhe ke në tavolinë bollëk, ajo nuk e lë bosh asnjëherë edhe pse mund të ketë preokupime të tjera përveç amvisës.

Nuk do të gërryhet asnjëherë barku madje do të kesh shumëllojshmëri dhe si embëlsirë e dini ju se çfarë keni? Hë, çfarë? Gliko, pra.

-Çfarë do një mashkull të ndihet si mbret?

-Mjafton të bëjë për vete një vajzë përmetare, dhe do e prekin luksin e të qenurit mbret./tazmakale.com