Në mediat sociale është shpërndarë videoja e takimit prekës mes familjarëve të një të riu që ka ndërruar jetë dhe personave që kanë marrë org.anet e tij.

Të dyja palët u .takuan rastësisht në një lojë bejsbolli.

Donovan Bulger, nga Illinois, ishte 21-vjeç kur ndërroi jetë në gusht të vitit 2016 pas një aks.identi.

Duke qenë se ai ishte regjistruar në sistem si dhurues orga.nesh, ai u shpëtoi jetën disa personave të tjerë që ishin në gjendje kri.tike.

Një prej tyre ishte edhe John Sueme, i cili mori zemrën e Donovan-it pas 5 vitesh probleme të rënda me zemrën e tij.

Në ndeshjen e bejsbollit familjarët e të riut që dhuroi org.anet nuk i mbajtën dot lotët kur takuan edhe John-in,i cili mbante zemrën njeriut të tyre të dashur që nuk jetonte më.

Dy familjet kishin shkëmbyer shpesh letra, por kjo ishte hera e parë që takoheshin ballë përballë.