Ky është 57-vjecari Brahush Ymeri i cili ka nevojë për ndihmë. Ai jeton në lagjen “Liria” në qytetin e Shkodrës bashkë me gruan dhe vajzën e tij të vogël.15 vite më parë kur ai ishte në moshën 42 vjecare u prek nga sëmundja e parkinsonit e cila i ka dëmtuar trurin duke i shkaktuar paralizë edhe të gjymtyrëve.

Sëmundja ka avancuar shumë duke e bërë më të vështirë trajtimin e sëmundjes. Për të kujdeset bashkëshortja mes shumë sakrificash sepse edhe ajo tre vite më parë iu nënshtrua një operacioni në këmbë. Ajo apelon për ndihmë . Më emergjente për bashkëshortin e saj është një shtrat ortopedik sepse nuk kanë mundësi ekonomike për ta blerë

Prej 15 vitesh Zylihaja i qëndron tek koka bashkëshortit të saj.Ilacet për të kanë kosto të lartë por fatmirësisht është i përfshirë në skemën e rimbursimit

Bashkëshortja e tij apelon për ndihmë ndaj kujtdo që ka mundësi për ti dhuruar një krevat ortopedik sepse ajo nuk është në gjendje që ta lëvizë nga shtrati

Sëmundja e parkinsonit është një sëmundje që hyn në grupin e sëmundjeve degjenerative të trurit. Truri degjeneron dhe për këtë rezultat shfaqen defekte në lëvizje, shfaqen defekte edhe në të menduar të atyre gjërave që kanë të bëjnë më arsyetimin, me kujtesën, që kanë të bëjnë me një veprimtari të jetës së përditshme.