Në hapësirë ngadalë po digjeshin katër qirij. Ishte qetësi gati krejtësisht e plotë dhe mund të dëgjohej biseda e tyre.

Qiriu i parë: Unë jam QETËSIA – njerëzit nuk po ia dalin të më ruajnë, mendoj se do të fikem.” Dhe menjëherë u fik.

Qiriu i dytë tha: “Unë jam BESIMI – për fat të keq, shumë njerëz mendojnë se nuk ju duhem, nuk ka kuptim të digjem edhe më tej.” Sa po i tha këto fjalë, fryu një fllad i lehtë dhe e fiku.

Qiriu i tretë foli me pikëllim: “Unë jam DASHURIA – nuk kam më forcë, njerëzit shpesh më harrojnë dhe më vënë mënjanë. Madja harrojnë t’i duan edhe më të afërmit”, dhe po atë çast u fik.

Pas pak në dhomë hyri një fëmijë. “Ç’është kështu? Duhet të digjeni deri në fund”, tha ai, dhe filloi të qajë.

Atëherë u dëgjua zëri i qiriut të katërt: “Mos ke frikë, deri sa jam unë ndezur, do të mund t’i ndezim edhe qirinjtë tjerë. Unë jam ShPRESA.”

Me shkëlqim në zy, djali e mori qiriun e “shpresës” dhe i ndezi qirinjtë tjerë.

Flaka e shpresë gjithmonë duhet të rrahë në zemrën tuaj, në mënyrë që secili prej nesh ta ruajë qetësinë, besimin e dashurinë.