Facebook i është nënshtruar ndryshimit më të madh në dizajn që prej se është krijuar 15 vite më parë.

Në konferencën vjetore për zhvilluesit e F8, gjigandi i medias sociale debutoi një aplikacion të ridizajnuar të Facebook, të quajtur ‘FB5’.

Përmirësimi i ri vë përpara dhe qendër të aplikacionit grupet private të cilat CEO, Mark Zuckerberg thotë se janë duke u bërë shpejt një nga karakteristikat më të njohura në këtë faqe, me më shumë se 400 milionë anëtarë të grupeve në Facebook.

Dizajni i ri i Facebook ka ndryshuar për t’u bërë më “modern” dhe i freskët, të paktën kështu është shprehur drejtuesi i tij, Zuckerberg.

Në dizajnin e ri logoja vjen me një formë rrethore, në ndryshim nga forma katrore që është aktualisht si dhe është hequr shiriti blu në krye të faqes.

Ndryshimet e reja sjellin mbizotërimin e ngjyrës së bardhë në të gjithë faqen.