Nga Frederik Ndoci /

Ah Ibrahim Rugova
Hallallin s’ta jap
Ike na le shùk, e çelsin me vedi e more,
N’Parajs, Zotit n’dor ia çove
Çelsin aq sekret
T’Kosovës
K’saj nuse t’hijshme,
Qe kaq koh’ nën duvak, e ke lán

Nuk po mujn burrat e vet,
Qysh prej hikjes tânde
Me ja ngrejt pak duvakun
Me ja zblue ftyren e Saj t’pa plakun,
E me ia tregue botes at fytyren engjellore
E shpirtin e vertet
Nga rrjedh e fshehun
Legjenda e krijimit t’rràjve t’Europës

Çilësi i t’vërtetës
Grop.os’ me dhu.në e me qëllim
M’duket n’prehèn t’Zotit rrín
Kodin e kopjes dj.ajt tan’
Fshehun mbi tok’ e mbàjn’
Greqia, Vatikani e Turqia
T’përbetumit an.miq shekullor
Që kurr’ me dishir’ s’kan me na e dhán
Që jo mâ shum’ se tash 2700 vjet