Vrau mbi 500 njerëz dhe u punësua nga qeveria. Sot është i penduar

Në moshën 17-vjeçare u punësua si vrasës me pagesë dhe sot numëron mbi 500 persona të ekzekutuar. Kjo është historia e Julio Santana nga Brazili, i cili u punësua edhe nga qeveria brazilane dhe sot e vret ndërgjegjia.

Santana ishte një krishter i devotshëm dhe u përgatit për këtë punë nga xhaxhai i tij. Ky i fundit i kishte thënë se Perëndia do ta falte për vrasjet e tij nëse ai thoshte: “10 Shën Mari dhe 20 Etërit tanë”.

Santana, nga Brazili, shprehet për New York Post: “Unë kam besuar gjithmonë te Perëndia. Besoj se Perëndia më dha forcën për të duruar gjithçka që kam vuajtur në jetën time për shkak të asaj pune të keqe.

“Santana tregon se mesatarish ka fituar mes 46-61 paund për çdo vrasje. Më vonë zbuloi se xhaxhai i tij kishte marrë shumë më tepër para, ndërsa Julios i mbetej vetëm një pjesë e vogël”, shkruan New York Post.

“Kurrë nuk u kam thënë dy fëmijëve të mi të rritur ose prindërve, të cilët prej kohësh kanë vdekur, për karrierën time. Kam besim vetëm tek gruaja ime. Atë e kam njohur teksa punonte si kamariere në një bar në Amazon. Ajo është dashuria e jetës sime, personi që më ka dhënë forcë për të kapërcyer gjithçka që kam kaluar. Pa të, nuk do të isha asgjë,”- tregon Julio.

Pas vrasjes së tij të parë, xhaxhai i ofroi Santanas punë si vrasës për qeverinë braziliane në luftën e saj kundër kryengritësve komunistë në pellgun e lumit Araguaia në Amazon.

Nga viti 1967 deri në vitin 1974, Guerilasit Araguaia u përpoqën të ngrinin një fortesë rurale për të rrëzuar diktaturën ushtarake të Brazilit. Ata rekrutonin fermerët dhe peshkatarët për kauzën e tyre dhe Julio ndihmoi të kapte militantin e majtë, Jose Genoino.

Julio, i cili ishte vetëm 18 vjeç në atë kohë, u shpërblye për punën e tij me një shishe Cola

Por shumë vite më pas Genoino u bë kongresmen dhe kryetar i Partisë së Punëtorëve të majtë. Më pas Santana qëlloi dhe vrau një tjetër militant komunist, një mësuese 22-vjeçare me emrin Maria Lucia Petit. Në vitin 1985, objektivat e Santana u kthyen tek minatorët e egër të arit dhe bashkëshortët që tradhëtonin.

Në vitin 1987, Julio vrau një grua të martuar e cila dyshohej se kishte lidhje jashtëmartesore. Ai u kap nga policia lokale dhe kaloi një natë në burg, por u lirua pasi dha motoçikletën e tij të re si një ryshfet.

Julio Santana jeton sot vetëm me gruan e tij. Ata kanë një fermë të vogël dhe për fqinjët e tyre janë dy persona të zakonshëm. Askush nuk e di për karrerirën e Santanas dhe krimet që ka kryer.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...