Një ngjarje e rëndë ndodhi para pak ditësh në maternitetin e Elbasanit. Rexhina Debrova 25-vjeç, ndërroi jetë në sallën e operacionit 1 orë pas lindjes. Ditën e sotme, familjarët e 25-vjeçares Rexhina Debrovës kanë prot.estuar para Gjykatës kundër mjekëve.

Bashkëshorti i 25-vjeçares që vdi.q ka treguar se mjekët pas lindjes i kishin thënë se gjithçka shkoi mirë, ndërsa anestezisti ishte larguar para kohe.

Kurse autopsia tregoi se 25-vjeçares i ishte bllokuar një nga venat që çon gja.kun në mushkëri. Sipas autopsisë, shkaku i vde.kjes ka ardhur nga koagulimi, mpiksja e gja.kut.

Një ish-studente e Fakultetit të Infermierisë në Elbasan i ka shkruar redaksisë JOQ Albania. Ajo shprehet se praktikën e ka bërë në maternitetin e këtij qyteti dhe se këtë spital vetëm spital që nuk e quan, por magazinë.

Ajo ka ngritur edhe ak.uza të rënda ndaj infermiereve të këtij materniteti e doktorëve. Ata duhet t’i paguash për shërbimin, ose ndryshe vde.s thotë ish-studentja e infermierisë.

Deklarata e ish-studentes:

Pershendetje JOQ! Une jam nje ish studente e fakultetit te infermierise ne Elbasan. Praktiken e kam bere tek materniteti i ketij qyteti. Ajo godine nuk eshte nje spital por nje magazine. Cfare nuk kam pare ne kete spital. E para – Sjellja e mjekeve eshte shume arrogante. Qe te takohesh me doktorin dhe ta pyesesh per paqartesi qe pacienti mund te kete duhet te kesh mik ose lek.

Sa here qe nje paciente bente vizita duhet ti jepte lek mjekut. Qe infermieret te te sherbejne duhen paguar perndryshe vdi.s aty ku je. Edhe roja tek dera donte 100 lek( te reja) sa here do hyje ne spital. Salla e paralindjes dhe salla e operacionit jane nje tme.rr me vete. Tek salla e paralindjes kishte femra qe ishin gati per te lindur, infermiere qe pinin kafe dhe shikonin filnxhan, gra qe vinin per te shitur pizhame, etj .

Nuk ngjan fare me nje spital por me nje pazar ne te gjitha kuptimet. Doktori ne turn qe u thote infermiere kur te jete gati per te lindur X me merrni ne tel se une po dal te shikoj ndeshjen. Salla e lindjes eshte e madhe sa nje banjo, aq sa u ngaterroheshin kembet neper kabullat dhe telat e paisjeve te salles se operacionit. Kam marre pjese neper operacione vetem si vezhguse dhe nje rast me ka bere pershtypje.

Anestezisti beri gjel.peren pacientes, mori nje karrige nga jashte salles nuk e dizifektoi dhe u ul. Nxorri telefonin nga xhepi dhe filloi te luante. Pak pasi kishte filluar operacioni anestezisti filloi te bente telefonata me ke i donte qefi dhe doli nga salla dhe nuk u kthye me.

Krevatet, batanijet,carcafet e shume gjera te tjera nuk dizifektohen. Ne kete spital behen dhe abo.rte pa kriter. Pothuaj cdo dite kishte femra qe vinin te abort.onin dhe per mjeket nuk ishte nje problem mjafton qe te mbushnin xhepat me lek. Keshtu si materniteti i Elbasanit jane dhe shume spitale te tjera ne Shqiperi.”