“Heroi” rrezikoi jetën për të shpëtuar delen në shkëmbin e pjerrët

Një njeri është konsideruar hero pasi shpëtoi të jetën e një delje që ishte bllokuar në një shkëmb dhe gati po rrëzohej në det.

Disa fotografi tregojnë burrin që ecte përgjatë shkëmbit Porthgain dhe Aberieddy në Uells dhe pastaj kaloi poshtë për të shpëtuar kafshën. Aty duket sikur rrezikon edhe jetën e tij.

Kur iu afrua, ai kapi delen që peshonte 50 kg nga qafa dhe me krahun tjetër mundohej të ruante bilancin derisa arriti në terren të sigurtë. Ai është konsideruar hero nga të gjithë adhuruesit e kafshëve.

Imazhet i realizoi fotografi Andrea William, të cilit i bëri përshtypje gjesti i mirë i burrit, identiteti i të cilit nuk dihet.

Por ky veprim nuk u përshëndet nga të gjithë. Rojet lokale të bregdetit dhe grupi i mbrojtjes së kafshëve dënuan veprimet e njeriut.

Roja bregdetare lokale tha:

Është e admirueshme se çfarë bëri ky djalë, por mund të kishte shkuar kaq. Të rrezikosh kaq shumë veten nuk është kurrë një ide e mirë. Ekipi i mbrojtjes së kafshëve u informua dhe ishte rrugës për të shpëtuar kafshën.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...