Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për shkak të punimeve në rrjetin e Tensionit të Lartë, do të kufizojë energjinë elektrike në disa zona të Shkodrës.

Sipas OSHEE energjia elektrike do të kufizohet nga ora 08:00 deri në orën 16:00, ku pa energji elektrike do të mbeten këto zona në Shkodër: Lagjet Kiras, Fshatrat Lopcej, Dobrac, Shtoi i ri, Shtoi i vjetër, Boric, bashkia Koplik, qyteti Koplik, Policia, Bankat,

Institucionet shtetërore, Nënprefektura, Shkrel, Goraj, Katund Kastrati, Gradiskije, Ktosh Demiraj, Grudë-Fushë, Gruemirë, Burgu i Reçit, Kaldrun, Stërbeq, Jubicë, Flakë,

Borië, Grill, Omaraj, Linaj, Vorfë, Kullaj, Rrash, Hot, Kelmend, Stacioni Trenit, Dogana Hani i Hotit, Fshatrat: Vukpalaj, Rrapsh, Tamare, Selcë, Vermosh dhe Vukël.