Teksa fermerët po hedhin qindra kilogramë prodhime të pa shitura në lumë, Piro Prroi, i cili është një fermer nga Dvorani i Korçës ka vendosur që rreth 4 kuintalë mollë të pa shitura t’i dhurojë për bamirësi te mensa e të varfërve në Korçë.

Mesa duket ky fermer ka zgjedhur të pro.testojë ndryshe për mallin e tij të pa shitur. Kujtojmë këtu se muajt e fundit me dhjetëra fermerë i kanë hedhur mollët e tyre në lumë.

Madje fermerët nga Lushnja kanë derdhur edhe qumështin në autostradë. At Vasili, nga kisha e Mitropolisë në Korçë e përgëzon këtë nismë.

Sot rreth 100 persona që marrin një vakt ushqimor falas pranë mensës “Shërbesa e dashurisë”, kanë pasur ne menynë e drekës edhe një frut, falë aktit humanitar që bëri fermeri nga Dvorani .