Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, goditja në tru listohet në vendin e tretë në listën e sëmundjeve dhe çrregullimeve më vdekjeprurëse.

Për fat të keq, shumica e goditjeve as që vihen re, derisa të jetë tepër vonë.

Ne dëshirojmë t’ju tregojmë se si ta njihni një goditje në tru dhe si të parandaloni që ajo të marrë një jetë.

Mjekët identifikojnë dy lloje të goditjeve: një goditje hemorragjike dhe një goditje ishemike të shkaktuar nga një bllokim i enëve.

Një goditje ishemike mund të mos ketë simptoma të dallueshme dhe lehtë mund të kalojë pa u vënë re.

Sipas statistikave, 80% e goditjeve janë të tipit ishemik. 37% e këtyre pacientëve me vdesin, 31% e atyre që e kanë kaluar kanë nevojë për kujdes të përhershëm dhe 20% nuk mund të ecin më vete pas saj.

Çfarë ndodh gjatë një goditjeje?

Arsyeja më e zakonshme për një goditje ishemike është një mpiksje ose një grimcë që bllokon rrjedhjen e gjakut në një pjesë të caktuar të trurit.

Indet rreth copës së mpiksur rriten dhe hapësira në kafkë është e kufizuar. Kështu shfaqet presioni intrakranal dhe shfaqet dhimbje koke.

I gjithë truri vuan nga presioni i lartë. Gjatë goditjes, krahët dhe këmbët mund të mos lëvizin, një person mund të humbasë koordinimin e tyre ose aftësinë për të dëgjuar ose për të folur. Në disa raste, është e mundshme edhe shfaqja e hallucinacioneve.

Pas disa kohësh, gjaku derdhet në arteriet dhe venat fqinje dhe ënjtja zhduket së bashku me dhimbjen e kokës. Megjithatë, sistemi nervor merr shumë kohë për t’u rikuperuar. Disa nga funksionet e tij mund të zhduken plotësisht.

Në rastet e një goditjeje shumë të butë, kujtimet e ditës së djeshme ose ngjarjet që kanë ndodhur 10 vjet më parë zhduken. Në situata më serioze, personi bëhet i paaftë.

Por nëse goditja kapet në kohë, ekziston një shans që dëmtimi mund të parandalohet.

Simptomat e një goditjeje ishemike

Mpirje ose dobësim i papritur në fytyrë, në këmbë ose në krah – sidomos në njërën anë të trupit

Konfuzion, pamundësia për të folur ose kuptuar
Probleme me njërin apo të dy sytë
Vështirësi për të ecur në këmbë, marramendje, humbje e koordinimit
Një dhimbje koke e rëndë që shfaqet papritur dhe pa arsye
Nuk mund të ketë dallim në simptomat midis dy llojeve të goditjeve, por qasja e gabuar në trajtim mund të vrasë pacientin. Prandaj është shumë e rëndësishme që menjëherë të telefononi mjekun për t’u diagnostikuar në mënyrë korrekte.

Simptoma të tjera që ju kërkojnë të vizitoni një mjek

© depositphotos
Një dhimbje koke që çon në të vjella ose në humbjen e ndjenjës së drejtimit
Tensionim i muskujve në pjesën e prapme të kokës
Të vjella

Errësim i syve
Fiksim i shikimit në një vend për një kohë të gjatë për asnjë arsye
Këto shenja mund të tregojnë një goditje apo probleme të tjera shëndetësore.

Çfarë duhet të bëni nëse dyshoni se dikush është duke përjetuar një goditje ishemike

Kërkojini personit të buzëqeshë. Kontrolloni nëse njëra anë e fytyrës duket e çuditshme.
Kërkojini personit të ngrejë të dy krahët. Kontrolloni nëse njëri krah është në të njëjtin nivel me tjetrin.

Kërkojini personit të përsërisë një fjali të thjeshtë ose poezi. Kontrolloni nëse personi i shqipton fjalët qartë dhe saktë.
Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma, duhet ta dërgoni menjëherë personin në spital. E vetmja mënyrë për të zvogëluar pasojat negative të një goditje është të ndihmoni personin brenda orës së parë.

Edhe mjekët nganjëherë nuk mund të identifikojnë menjëherë arsyen e një goditjeje. Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma tek të afërmit tuaj ose edhe tek një i huaj, telefononi një ambulancë dhe para se të mbërrijnë, bëni ashtu siç thotë dispeçeri.