Prej disa muajsh Kejsi Tola dhe Flori Mumajesi janë përfolur për një lidhje për të cilën asnjëri prej tyre nuk pranon të flasë.

Romanca mes dy këngëtarëve u zbulua në dhjetor të vitit të kaluar pas pjesëmarrjes në “Kënga Magjike”, ku u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Më pas u zbulua se dyshja ishin të lidhur prej disa muajsh, por po e mbanin të fshehtë

Megjithatë pas kaq shumë kohësh, Flori dhe Kejsi duket se nuk do e mbajnë më fshehur romancën e tyre.

Flori ka publikuar në Instastory një video ku shfaqet duke dëgjuar këngën e Kejsit dhe i ka bërë tag partneres. Postimin kantautori e ka shoqëruar me emoji me sytë me zemra.

Pasi ka parë në inbox këtë video të dërguar nga Flori, Kejsi e ripostoi në Instastory dhe e ka shoqëruar postimin me një emoji duke zgjedhur të mos flasë më shumë pasi postimi flet vetë.